U zhvillua takim me menaxhmentin e Magna International
Drejtori Goce Dimovski zhvilloi sot një takim me një pjesë të menaxhmentit të Magna International, përkatësisht me Ljubica Sebenova, menaxhere për çështje qeveritare për Evropën, dhe Alehandra Plashinski, drejtoreshë globale për zhvillim ekonomik dhe pajtueshmëri rregullatore. Gjatë takimit u shqyrtuan aktivitetet aktuale, si dhe mundësitë dhe planet për të ardhmen.
Dimovski theksoi se qasja strategjike e Drejtorisë së ZZHTI-së është e orientuar drejt krijimit të partneriteteve afatgjata me kompanitë që investojnë në vend. Ai nënvizoi se fokusi nuk është vetëm në tërheqjen e investimeve të reja, por edhe në mbështetjen e investitorëve ekzistues në rritjen, modernizimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të tyre prodhuese.
Nga ana e menaxhmentit u theksua rëndësia e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe sektorit të biznesit, si parakusht për identifikimin në kohë të nevojave të investitorëve dhe krijimin e kushteve që do të kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të konkurrueshmërisë. Ata shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me Drejtorinë e ZZHTI-së dhe theksuan gatishmërinë për ta forcuar atë edhe më tej.
Gjatë takimit u konfirmua përkushtimi i përbashkët për avancimin e bashkëpunimit. Palët diskutuan gjithashtu për prioritetet e ardhshme zhvillimore të kompanisë, konkurrueshmërinë dhe mundësitë që ofron Maqedonia për realizimin e aktiviteteve të reja investuese.





