ZZHIT: RRITJE E KONSIDERUESHME E TË PUNËSUARVE DHE EKSPORTIT NË MUAJIN SHKURT

Në mënyrë të konsiderueshme rritet numri i të punësuarve për 4% dhe mbi 30% i eksportit në muajin shkurt në kompanitë e zonave, tregon analiza e rregullt mujore e ZZHTI.

Eksportet në muajin shkurt kanë arritur në 340 milion euro dhe janë për 30% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe mbi 36% më shumë se muajin janar të vitit të kaluar. Edhe tek importet në muajin shkurt është regjistruar rritje prej 23% krahasuar me shkurtin e vitit 2021. Importi tek kompanitë në zonat ekonomike në muajin e dytë kanë arritur shifrat e 300 milionë eurove, çka është një rritje prej 46% më shumë se muaji janar i vitit 2022. Analizat tregojnë se në muajin e dytë të këtij viti është regjistruar edhe nivel i lartë i eksportit neto prej 16.3 përqind.
Numri i të punësuarve në muajin shkurt ka arritur në nivelin më të lartë. Në kompanitë e ZZHTI punojnë mbi 14.430 punëtorë me çka është regjistruar rritje për 4% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me muajin janarin ka rritje prej 2%.

Trendi i rritjes pritet të vazhdojë duke qenë se ZZHTI në vitin 2021 ka arritur marrëveshje investimi në vlerë prej 188 milionë eurosh që duhet të sjellin 2.700 vende të reja pune. Shumica e këtyre projekteve janë planifikuar të fillojnë prodhimin këtë vit.

ZZHTI i monitoron rreziqet e zhvillimeve globale dhe nëse është e nevojshme do të propozohen masa për përballimin e pasojave të mundshme për kompanitë.

ZZHTI së bashhku me institucionet ekonomike ndërkombëtare po punon me masa të veçanta për avancimin dhe zhvillimin e kompanive vendase në mënyrë që të përfshihen në zinxhirët e furnizimit të kompanive të huaja në ZZHTI, por edhe të bëhen më konkuruese në tregjet e huaja.