DESPOTOVSKI DHE BARTON REALIZUAN TAKIM PUNE – E PREZANTUAN KONCEPTIN E RI PËR INKURAJIMIN E INVESTIMEVE

Drejtori i Drejtorisë për zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI), Jovan Despotovski dhe Komisioneri i Tregtisë i Madhërisë së Saj për Evropën, z.Kris Barton zhvilluan një takim ku u diskutua për mundësitë, bashkëpunim dhe investime të reja, në kontekstin e konceptit të ri të punës së ZZHTI-së.

Drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski theksoi se avantazhi i Maqedonisë së Veriut si një vend i vogël që i njeh nevojat e investitorëve dhe ofron qasje fleksibile. Ai gjithashtu theksoi se aset kyq në tërheqjen e investimeve të huaja në kontekstin e zhvillimeve globale është stabiliteti i garantuar nga anëtarësimi në NATO, si dhe klima e parashikueshme e biznesit, qasje në infrastrukturë cilësore dhe shërbime publike efikase. Në këtë takim u diskutuan për mekanizmat konkrete për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në lidhje me aktivitetet e investimeve në të dyja vendet.

Komisioneri i Tregtisë Barton theksoi se qëllimi i vizitës së tij është të nxisë më tej marrëdhëniet tregtare dhe investimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut. Komisioneri Barton prezantoi gjithashtu mundësinë e garancive për investime për eksportet britanike dhe projekte investimi në Maqedoninë e Veriut. Komisioneri Barton i shprehu kënaqësi kompanive britanike që investojnë në vend që janë shembull i praktikave të mira dhe njoftoi se do të vazhdojë të punojë për të rritur praninë ekonomike në rajon.

Jovan Despotovski informoi edhe për përgatitjet për një cikël të ri të aktiviteteve për nxitjen e investimeve, me fokus në Evropën Perëndimore, SHBA, si dhe Azinë Lindore dhe paralajmëroi fillimin e një fushate të re promovuese për mundësitë e investimeve në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me revistën e njohur britanike ,,Ekonomist”. Fushata bazohet në prezantimin e rezultateve dhjetëvjeçare të punës në kompanitë e ZZHTI-së, që sipas analizës kanë arritur rritje të vazhdueshme në dekadën e kaluar dhe janë ende në rritje të vazhdueshme. Vetëm të ardhurat e përgjithshme të kompanive kanë shënuar një rritje mesatare vjetore prej 16%, ndërsa rritje ka edhe në numrin e vendeve të punës, pagat dhe pagesat në Buxhetin e  shtetit.