DESPOTOVSKI: VAZHDON RRITJA E EKSPORTEVE DHE VENDEVE TË REJA TË PUNËS NË ZZHTI – 1600 TË PUNËSUAR QË NGA FILLIMI I KËTIJ VITI

Numri i të punësuarve në ZZHTI vazhdon të rritet, analiza mujore tregon se në shtator kompanitë në zona kanë arritur nivelin më të lartë të eksportit në 5 vitet e fundit.

“Të dhënat që për herë të parë i kemi në zona tregojnë se vetëm në shtator në kompanitë tona kemi eksporte pothuajse 500 milionë euro që është niveli më i lartë deri më tani dhe eksporti neto prej 13%. Njëkohësisht vetëm këtë vit kemi një rritje të punonjësve prej 12%, përkatësisht vetëm nga muaji janar deri tani  1600 qytetarë tanë janë të punësuar në këto kompani. Këto nuk janë vetëm numra ose statistika, por janë efekte reale të konceptit të ri të ZZHTI-së, i cili fokusohet në investime që sjellin vlerë të shtuar dhe klimë të mirë biznesi në vend,” deklaroi Jovan Despotovski, drejtor i ZZHTI-së, në brifingun e sotëm me gazetarë.

Vetëm në muajin shtator kompanitë në zona janë hapur mbi 300 vende të punës dhe numri i përgjithshëm i të punësuarve u rrit dhe arriti në 15.600.

Vazhdon trendi pozitiv i rritjes që nga fillimi i vitit edhe sa i përket eksportit dhe importit. Deri në shtator eksporti nga ZZHTI-ja është rritur dhe ka kaluar 2,78 miliardë euro, që është niveli më i lartë në katër vitet e fudit krahasuar me të njëjtën periudhë. Eksporti nga muaji janar deri në muajin shtator është 34% me i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Tremujori i tretë i këtij viti me mbi 1 miliardë euro eksporte është gjithashtu tremujori më i lartë në pesë vitet e fundit. Kjo është pothuajse 53% më shumë se në tremujorin e tretë të vitit 2021.

Nga muaji janar deri në muajin shtartor të vitit 2022 është regjistruar import prej 2,46 miliardë euro, që është niveli më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë në katër vitet të fundit. Kjo është 11% më shumë krahasuar me nëntë muajt e parë të vitit 2021. Importi te kompanitë në ZZHTI në muajin shtator është më i lartë se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Në muajin shtator eksporti neto është 12,5%.

Despotovski paralajmëroi edhe masa të reja për kompanitë në përballje me pasojat e krizës energjetike dhe kërkesat e tyre për përdorimin e fotovoltaikëve. ZZHTI-ja tashmë ka bërë ndryshime në procedurat me të cilat kompanive u lejohet të vendosin fotovoltaikë në sipërfaqet e çatisë dhe energjia e prodhuar mund të përdoret ekskluzivisht për nevojat e tyre. ZZHTI e thjeshtësoj procedurën e miratimit për vendosjen e fotovoltaikëve e cila tani është shkurtuar maksimum pesë ditë. Despotovski theksoi se fabrika e ODV në Strugë tashmë e ka shfrytëzuar këtë masë dhe më pak se tre muaj ka vendosur centralin e ri fotovoltaik. Despotovski njoftoi se ZZHTI-ja po punon  edhe me masa të reja ndër të tjera do të mundësojë që një pjesë e energjisë së prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të kthehet në sistemin e EEM-së me çmime shumë më të ulëta dhe të tregut. Nga këto masa pritet të përfitojnë kompanitë vendase dhe qytetarët. Për më shumë detaje do të prezantohen javën e ardhshme.