KRYEMINISTRI KOVAÇEVSKI: INVESTIMET E REJA DHE PUNËT E PAGUARA MIRË JANË KONFIRMIM I POLITIKAVE TË SUKSESSHME TË QEVERISË EDHE NË KUSHTET TË NJË KRIZE BOTËRORE

“Investimi i ri për të cilin jemi sot këtu do të jetë 30 milionë euro dhe kapaciteti i ri prodhues do të plotësohet me të paktën 100 vende të reja pune. Kjo është një mundësi për të rinjtë, sepse kompanitë me standarde evropiane dhe botërore hapin vende pune për personel të kualifikuar”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski me rastin e investimit të ri të përbashkët YFA Automotive ndërmjet dy kompanive Jangfeng dhe ARC Automotiv në ZZHTI Shkup 1.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se krijimi i politikave dhe kushteve të mira ekonomike për kompanitë nënkupton investim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së punëtorëve.

“Gjatë vizitës pashë shumë energji dhe entuziazëm te punonjësit e fabrikës. Kjo më gëzon veçanërisht sepse ata janë motori i ekonomisë dhe pa punën e tyre të përkushtuar thjesht nuk ka përparim. Përshëndetje edhe për tre ish-kolegët e mi me të cilët kemi punuar së bashku në vitin 2003 dhe kur i shoh këtu e di që kjo fabrikë do të ketë sukses sepse këta janë tre menaxherë të lartë. Kushtet e mira të punës, investimet cilësore si ky këtu, përkushtimi për rritjen e pagave, por edhe shërbimet e mira të ofruara nga shteti, janë parakusht për punëtorë të lumtur dhe produktiv”, tha Kryeministri Kovaçevski, duke theksuar rëndësinë e një strategjie të qartë dhe të mirë dhe qasje në tërheqjen e investimeve të huaja, veçanërisht në kohë krize.

“Sot nuk është e lehtë të tërheqësh investime, veçanërisht pas pandemisë me KOVID-19 dhe veçanërisht gjatë luftës që po zhvillohet në Ukrainë në kushte të vështira ekonomike, në zinxhirë furnizimi të ndërprerë, me norma të larta inflacioni. Por ishte qasja jonë ajo që konfirmoi të kundërtën. Gjatë periudhës së kaluar, tani dhe në muajin e ardhshëm, shohim hapjen e objekteve të reja prodhuese dhe për rrjedhojë, siç konfirmojnë institucionet financiare ndërkombëtare dhe analistët e pavarur, Maqedonia e Veriut ka qasjen më të mirë në tërheqjen e investimeve të huaja në krahasim me PBB-në e shtetit dhe shtetet në rajon”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ai falënderoi ekipin drejtues të dy kompanive, Jangfeng dhe ARC Automotive, të cilët, siç tha ai, njohën në vendin tonë një zonë për investime të sigurta dhe një vend që ofron kushte të shkëlqyera për investim.

“Hapja e objekteve të tilla prodhuese është një erë në shpinë të vendit tonë dhe e bën atë konkurrues në tregun botëror. Ky investim i përbashkët i këtyre dy kompanive të njohura botërore e bën Maqedoninë e Veriut një vend në të cilin prodhohen dhe eksportohen pajisje të cilësisë së lartë, për marka të njohura botërore nga industria e automobilave”, nënvizoi Kryeministri Kovaçevski dhe shtoi se Qeveria mbetet e fokusuar fuqishëm në zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e përkushtuar të krizës ekonomike.

“Në më pak se një vit mandat, vetëm nga fillimi i vitit deri në fund të shtatorit janë hapur 1600 vende të reja pune në zonat ZHTI. Me konceptin e ri të ZZHTI-së dhe Qeverisë për tërheqjen e investimeve, vetëm në 18 muajt e fundit janë arritur marrëveshje prej 620 milionë euro”, konkludoi Kryeministri Kovaçevski.

Jovan Despotovski, drejtor i ZZHTI-së, theksoi se me një qasje të zgjuar dhe fleksibile, Maqedonia e Veriut dëshmon se mund dhe di të jetë një partner i denjë për lojtarët globalë dhe kompanitë botërore.

“Bisedimet fillestare për një investim modest sot janë një projekt investimi serioz prej 30 milionë eurosh. Me këtë, ne treguam se edhe një vend i vogël si Maqedonia e Veriut mund dhe di të jetë një partner i denjë për lojtarët dhe kompanitë globale si Jangfeng dhe ARC Automotive. Dhe jo me para dhe fushata të shtrenjta, por me një qasje të zgjuar dhe fleksibile. Veçanërisht jam i kënaqur që pas bisedave që patëm sot në mëngjes me menaxhmentin, ky projekt investues do të jetë vetëm një hyrje në projekte të reja të përbashkëta që duhet të sjellin investime të reja dhe vende pune të paguara mirë. Kjo kompani do të sjellë 100 vende pune me paga mbi mesataren e vendit. Ajo që është inkurajuese është që ARC-ja ka rritur pagat për 20% vetëm këtë vit dhe unë do t’i inkurajoj që të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, tha drejtori i zonave ZHTI, Despotovski.