NË ZZHTI  VAZHDON TRENDI POZITIV I RRITJES EDHE NË VITIN 2023 – NË MUAJIN JANAR KA RRITJE TË EKSPORTIT DHE NUMRIT TË VENDEVE TË PUNËS

Zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) e filluan vitin me trend pozitiv të eksportit dhe rritje të vendeve të punës, tregon analiza e rregullt mujore.

Kompanitë e ZZHTI-së në muajin janar kanë realizuar eksporte prej 275,4 milionë euro, që është niveli më i lartë në pesë vitet e fundit. Krahasuar me muajin janar të vitit 2022 eksprtet janë rritur për 11%, gjegjësisht për 9% më i lartë se në vitin 2021, dhe për 45% e 15% më i lartë krahasuar me vitin 2020, gjegjësisht në vitin 2019.

Trendi pozitiv i rritjes vazhdon dhe në krahasim me importet. Kompanitë në ZZHTI në muajin janar kanë realizuar importe prej 221 milionë euro. Është 8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, gjegjësisht 44% më shumë se muaji janar i vitit 2020 dhe 15% më shumë krahasuar me vitin 2019. Importet në muajin janar të vitit 2021 ishin 10% më të larta, tregon analiza.

Trendi pozitiv i rritjes është veçanërisht i eksporteve neto, të cilat në muajin janar ishin 24,5%, që ndër të tjera vjen si pasojë e rritjes së aktiviteteve investive në Zona dhe rritjes së numrit të vendeve të punës.

Numri i të punësuarve në zona në muajin janar ka arritur pothuajse 16.400 që është 16% më i lartë se në muajin janar të vitit 2022. Vetëm në muajin e parë të vitit janë hapur pothuajse 80 vende të reja pune në kompanitë e zonave. Ndryshe, ZZHTI-ja e përmbylli vitin e kaluar me 2300 vende të reja pune dhe eksportin më të lartë deri në tani prej 3,7 miliardë euro, duke e bërë vitin 2022 vitin më të sukseshëm që nga ekzistenca e zonave.