Takimi i suksesshëm me atashe-un tregtar të Austrisë, Juta Walter

Në kuadër të konceptit të ri për bashkëpunim të vazhdueshëm, drejtori i ZZHT-S, Goce Dimovski, pati një takim të suksesshëm me atashe-un tregtar austriak. Në takim u trajtuan tema që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, si dhe përmirësimin e konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë përmes përmirësimit të kushteve për tërheqjen e investitorëve të rinj.

Drejtori Dimovski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik me Austrinë si një nga partnerët kyç për rritjen dhe zhvillimin afatgjatë të ekonomisë së Maqedonisë.

“Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Maqedonisë dhe Austrisë janë të një rëndësie të madhe për rritjen e vendit tonë. Së bashku me qeverinë e re, ne po punojmë në mënyrë aktive për të krijuar kushte tërheqëse që do t’u mundësojnë investitorëve të huaj akses më të lehtë dhe më të shpejtë në ekonominë tonë. Me këtë jo vetëm që do të inkurajojmë hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe do të avancojmë zhvillimin teknologjik dhe konkurrencën e ekonomisë vendore”, tha Dimovski.

Përfaqësuesit e Advantage Austria, një organizatë për promovimin e tregtisë së Odës Ekonomike Federale të Austrisë, shprehën kënaqësi të veçantë për takimin, me shpresën për një bashkëpunim të suksesshëm.

“Advantage Austria është gjithmonë këtu për të mbështetur marrëdhëniet tregtare dypalëshe midis Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe investimet nga Austria në Maqedoni. Forcimi i bashkëpunimit tregtar dhe përmirësimi i kushteve të investimeve janë thelbësore kur bëhet fjalë për tërheqjen e partnerëve të rinj të biznesit”, theksoi Juta Walter, atasheja tregtare austriakja përgjegjëse për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, me qendër në Beograd.