Drejtori Goce Dimovski në vizitë pune në ZZHTI Shtip: mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj mbështetjes së kompanive ekzistuese
Drejtori Goce Dimovski sot zhvilloi një vizitë në ZZHTI Shtip, gjatë së cilës u realizuan takime pune me menaxhmentin e kompanive Adient, Kondevo dhe Tehnikal Tekstajls. Gjatë vizitës u shqyrtuan aktivitetet aktuale të kompanive, planet e tyre zhvillimore, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të mjedisit të biznesit dhe kushteve të punës në kuadër të zonës. Në bisedime u theksua rëndësia e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe investitorëve, me qëllim adresimin në kohë të të gjitha sfidave dhe krijimin e kushteve për investime të reja, zhvillim teknologjik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Drejtori Dimovski theksoi përkushtimin e Qeverisë për sigurimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm biznesi, duke nënvizuar se komunikimi i drejtpërdrejtë me kompanitë përbën një element kyç në krijimin e politikave që do të kontribuojnë në rritjen e mëtejshme ekonomike dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë së Maqedonisë. Ai theksoi se, përveç tërheqjes së investitorëve të rinj, Drejtoria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj mbështetjes së kompanive ekzistuese, përmes identifikimit dhe tejkalimit në kohë të sfidave me të cilat përballen.
Nga ana e menaxhmentit të kompanive u prezantuan aktivitetet aktuale, rezultatet e arritura dhe planet për zhvillim e investime të mëtejshme. Njëkohësisht, u shpreh kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm me Drejtorinë për ZZHTI, si dhe gatishmëri që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të intensifikohet edhe më tej në periudhën e ardhshme.
Në kuadër të vizitës u realizua edhe një vizitë në kapacitetet prodhuese të kompanive. Vizita është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të Drejtorisë për ZZHTI, të orientuara drejt ruajtjes së komunikimit të rregullt me investitorët, përmirësimit të klimës së biznesit dhe krijimit të kushteve të favorshme për zhvillim të mëtejshëm, investime të reja dhe hapjen e vendeve cilësore të punës.





