Drejtori Goce Dimovski prezantoi mundësitë investuese në forumin e biznesit Maqedoni–Indi
Drejtori Goce Dimovski prezantoi mundësitë investuese në forumin e biznesit Maqedoni–Indi, të organizuar nga Kabineti i Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, në bashkëpunim me Drejtorinë për Diplomaci Ekonomike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Në këtë ngjarje mbajtën fjalime presidentja Siljanovska-Davkova dhe presidentja Droupadi Murmu, ndërsa të pranishëm ishin përfaqësues të odave ekonomike, si dhe përfaqësues të kompanive të shumta nga të dy vendet.
Në fjalën e tij, Dimovski prezantoi përparësitë konkurruese që Maqedonia ofron si destinacion investimesh, me theks të veçantë në rolin e Drejtorisë për ZZHTI në tërheqjen dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte. Ai prezantoi përfitimet që ofron ZZHTI, duke përfshirë infrastrukturën moderne, pozitën e favorshme gjeografike, fuqinë punëtore të kualifikuar, si dhe paketën e masave dhe shërbimeve që Drejtoria u ofron investitorëve të huaj gjatë gjithë procesit të investimit.
Në kuadër të forumit u zhvilluan disa takime dypalëshe me përfaqësues të kompanive indiane dhe odave ekonomike, gjatë të cilave u shqyrtuan mundësitë për krijimin e partneriteteve të reja të biznesit dhe investimeve potenciale në vend.











