Drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, realizoi takim me ambasadorin japonez Otsuka Kazuya

Drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike dhe Industriale, Goce Dimovski, realizoi takim me ambasadorin japonez në Maqedoni, Otsuka Kazuya. Takimi ishte pjesë e përgatitjeve për seminaret e ardhshme të biznesit të organizuar nga Organizata Japoneze e Tregtisë së Jashtme (JETRO), të cilat do të mbahen javën e ardhshme.

Gjatë seminareve, drejtori Dimovski do të ketë mundësi të prezantojë mundësitë e gjera për investime në vendin tonë para disa kompanive japoneze. Kjo ngjarje është pjesë kyçe e strategjisë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe promovimin e Maqedonisë si destinacion atraktiv për zhvillimin e biznesit.

Në takimin e Dimovskit me ambasadorin Kazuya u ra dakord për hapa konkretë për hapjen e mundësive të reja për kompanitë japoneze. Të dyja palët shprehën optimizëm se këto përpjekje së shpejti do të rezultojnë me investimet e para japoneze në Maqedoni. Kjo nismë është në përputhje me politikën ekonomike të Qeverisë, e cila bazohet në nxitjen e investimeve dhe krijimin e një klime të favorshme biznesi.

Gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet Maqedonisë dhe Japonisë. Të dyja palët theksuan nevojën për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe krijimin e partneriteteve të reja biznesi. Ky takim paraqet një hap të rëndësishëm drejt arritjes së këtyre synimeve dhe hapjes së perspektivave të reja për zhvillim dhe prosperitet ekonomik.