Drejtori i ZZHTI-së, Goce Dimovski, viziton kompanitë në zonën në Prilep: me raport transparent dhe partneritet për rritje ekonomike afatgjatë.

Në kuadër të konceptit të bashkëpunimit aktiv dhe të vazhdueshëm me të gjithë investitorët në zonat, sot drejtori i Drejtorisë për ZZHTI, Goce Dimovski, së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski dhe kryetarin e Komunës së Prilepit, Borçe Jovçeski, bënë një vizitë zyrtare në Genterm, VIK dhe Injection Moulding, kompanitë që operojnë në ZZHTI Prilep. Vizita përfshinte takime koordinuese me menaxhmentin e kompanisë, si dhe një xhiro nëpër objektet e prodhimit, të gjitha me synimin për të kuptuar sfidat me të cilat përballen kompanitë, për të gjetur zgjidhje për problemet e trashëguara dhe për të shqyrtuar mundësitë.

Drejtori Dimovski theksoi përkushtimin e Drejtorisë, e cila në mënyrë aktive po punon për përmirësimin e kushteve dhe lehtësimin e procedurave administrative me qëllim të krijimit të klimës më konkurruese të biznesit dhe përkrahjes së rritjes së mëtutjeshme të kompanive. Ai theksoi se vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qasjes transparente dhe partneritetit me investitorët mund të arrihet rritje dhe zhvillim afatgjatë ekonomik.

Menaxhmenti i kompanive Genterm, VIK dhe Injection Molding shprehu mirënjohjen për hapjen dhe gatishmërinë e Drejtorisë për bashkëpunim. Ata prezantuan planet e tyre aktuale dhe të ardhshme, duke theksuar nevojën për mbështetje të vazhdueshme institucionale, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në proceset e punës dhe do të përmirësojë kushtet për aktivitete të mëtejshme.

Përpjekjet e Drejtorisë për ZZHTI vazhdojnë të jenë të orientuara drejt një qasjeje proaktive në bashkëpunim me investitorët, me qëllim të mbështetjes në kohë në zgjidhjen e problemeve, si dhe njohjen e mundësive që ofrohen.