Paraqitur me sukses mundësi investimi në Dhomën e Tregtisë së Sharxha dhe Dhomën e Tregtisë së Dubait

Në kuadër të delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, në të cilin është edhe drejtori i ZZHTI-së, Goce Dimovski, sot u mbajt një takim i suksesshëm me presidentin dhe menaxhmentin e njërës prej odave më të rëndësishme në Emiratet e Bashkuara Arabe, Odës Sharxha, si dhe Odës së Dubait, ku u prezantuan mundësitë investuese që ofron Maqedonia dhe ZZHTI.

Drejtori Dimovski në prezantimin e tij theksoi potencialet kryesore të Maqedonisë dhe ZZHTI-së si lokacion atraktiv për investitorët e huaj. U theksua pozita strategjike gjeografike e Maqedonisë, politikat tatimore, fuqia punëtore e kualifikuar, si dhe infrastruktura ne Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik. Në të njëjtën kohë, u prezantuan mundësitë e investimeve në sektorin e IKT, industrisë së automobilave, elektronikës, farmacisë, energjisë, shëndetësisë, turizmit, agrobiznesit dhe industrisë ushqimore.

Në kuadër të prezantimit u theksuan shembuj të shumtë të suksesshëm të kompanive ekzistuese nga sektorë të ndryshëm në Maqedoni, si Xhonson Meti, Magna, BMZ, Kiel, Alkaloid, Rumble, Slice, si dhe partneritetet ekzistuese mes dy vendeve, përmes kompanive si Ekolog, Alkazar, Leoron dhe Saliens Konsalting.

Ky prezantim është vetëm një nga shumë të planifikuara që do të mbahet në ditët në vijim para investitorëve të shumtë potencialë dhe komuniteteve të biznesit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të gjitha me një qëllim, për të forcuar interesin për investime të reja potenciale nga kompanitë shumëkombëshe.