Takim me kompaninë gjermane Heidelberger Druckmaschinen
Drejtori Goce Dimovski zhvilloi një takim me kompaninë gjermane Heidelberger Druckmaschinen, ku u diskutua për ecurinë e projektit investues që ndodhet në një fazë të avancuar. Në kuadër të takimit u shqyrtuan mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, dinamika e realizimit të investimit, si dhe planet e ardhshme zhvillimore të kompanisë në vend.
Drejtori Dimovski theksoi se ky investim do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e ekonomisë vendase, duke përfaqësuar një tjetër dëshmi të besimit që kompanitë gjermane kanë në mjedisin e biznesit dhe potencialin zhvillimor të Maqedonisë. Ai theksoi se Drejtoria për Zonat Teknologjike Industriale Zhvillimore (ZZHTI) mbetet e përkushtuar në sigurimin e një klime biznesi të qëndrueshme dhe të parashikueshme, duke ofruar mbështetje të plotë për investitorët në të gjitha fazat e zhvillimit të tyre.

Nga ana e kompanisë u shpreh përkushtimi për përmbushjen e të gjitha kushteve të nevojshme për realizimin në kohë të investimit. Lukas Muhringer theksoi se qëllimi kryesor i kompanisë është përmbushja me kohë e kërkesave të klientëve dhe zhvillimi i vazhdueshëm i tregut, ndërsa investimi në kuadër të ZZHTI paraqet një hap të rëndësishëm drejt arritjes së këtyre objektivave.

