TREMUJORI I PARË REKORD DHE RRITJE TË VENDEVE TË PUNËS NË ZZHTI

Në tremujorin e parë të vitit 2023, eksportet nga zonat industriale arritën në 951,6 milionë euro, që është niveli më i lartë deri më tani në pesë vitet e fundit. Analiza e ZZHTI-së tregon se kjo është një rritje pothuajse 12% krahasuar me të njëjtë periudhë të vitit të kaluar dhe mbi 22% krahasuar me vitin 2021. Në raport me tremujorin e parë të vitit 2020, aktiviteti eksportues i kompanive është rritur për 59%, në raport me vitin 2019 për 37%, gjegjësisht për 72% në raport me vitin 2018.

Në nivel mujor, eksporti i përgjithshëm në zonat në mujin mars ka arritur 345 milionë euro, që është 31% më i lartë krahasuar me muajin mart të vitit 2022.

Sa i përket importit, nivel më i lartë është regjistruar deri më tani sa i përket krahasimit sipas  tremujorëve në pesë vitet e fundit. Kështu importet në tremujorin e parë të vitit arritën 770 milionë euro dhe janë 3,5% më të larta se tremujori i parë i vitit të kaluar dhe pothuajse 5% më i lartë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021. Rritja e importeve krahasuar me vitin 2020 është 40%, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, importet janë rritur për 21%, respektivisht 57% krahasuar me vitin 2018. Në zonat në muajin mars, importi mujor në ZZHTI është në nivel prej 279 milionë, që është për 17% më shumë krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar. Analiza tregon se një nivel i lartë i eksportit neto prej 23,4% është regjistruar në muajin e tretë të vitit.

Analiza tregon se numri i të punësuarve vazhdon të rritet i cili në muajin mars arriti në nivelin më të lartë ndonjëherë. Në kompanitë në ZZHTI punojnë 16.650 bashkëqytetarë tanë, që është për 15% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm që nga fillimi i këtij viti në kompanitë në ZZHTI janë punësuar mbi 260 bashkëqytetarë tanë.

Trendi i rritjes pritet të vazhdojë, duke qenë se në dy vitet e fundit ZZHTI-ja ka arritur marrëveshje në shumën e përgjithshme prej mbi 620 milionë euro dhe këto duhet të sjellin mbi 5.000 vende të reja pune.