U realizua takim me përfaqësues të agjencisë ndërkombëtare për marrëdhënie me publikun Aretera
Drejtori Goce Dimovski realizoi takim me përfaqësues të agjencisë ndërkombëtare për marrëdhënie me publikun Aretera. Takimi kishte për qëllim kryesisht shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave në drejtim të pozicionimit të Maqedonisë si destinacion atraktiv për investime, si dhe shqyrtimin e mundësive për vendosjen e një bashkëpunimi afatgjatë në fushën e promovimit dhe tërheqjes së investimeve të huaja direkte.
Drejtori Dimovski prezantoi aktivitetet aktuale të drejtorisë, si dhe mundësitë që ofrojnë zonat ZZHTI, me theks të veçantë në klimën e favorshme të biznesit, pozitën strategjike gjeografike dhe mbështetjen që institucioni, në bashkëpunim me qeverinë, u ofron investitorëve në të gjitha fazat e ciklit të tyre investues.
Përfaqësuesit e Aretera, Leposava Ognjanoska dhe Ivan Durgutov, pjesë e ekipit më të gjerë që mbulon rajonin e Adrias dhe Ballkanin Perëndimor, shprehën interes për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në drejtim të pozicionimit të Maqedonisë si destinacion atraktiv për investime në tregun gjerman dhe më gjerë në tregun evropian. Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit aktiv, duke marrë parasysh se Aretera shërben një bazë të gjerë klientësh nga industri të ndryshme, përmes ofrimit të mbështetjes konsulente dhe këshillimit për hartimin e politikave.


