Drejtori Dimovski zhvilloi një takim me përfaqësues të EBOR dhe Finance Think
Në përputhje me aktivitetet për avancimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë, drejtori Goce Dimovski zhvilloi një takim pune me Maja Stolevska Kostadinova, pjesë e ekipit të projektit të EBOR, dhe Blagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think. Takimi kishte për qëllim përcaktimin e masave shtesë për rritjen e konkurrueshmërisë së Maqedonisë (Competitiveness Policy Priorities – CPP), në kuadër të projektit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – “CPPs in the Western Balkans”.
Në takim u shqyrtuan rezultatet e deritanishme nga faza e parë e projektit, ku u konstatua se një pjesë e masave të propozuara tashmë janë në fazë implementimi, në përputhje me relevancën e tyre dhe gatishmërinë institucionale.
Drejtori Dimovski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët relevantë, me qëllim krijimin e politikave efektive dhe të qëndrueshme që do të kontribuojnë në rritjen e konkurrueshmërisë, tërheqjen e investimeve dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike.
Gjithashtu, fokusi u vendos në përditësimin e masave të mbetura që nuk ishin përfshirë në ciklin fillestar, me qëllim avancimin e mëtejshëm të tyre dhe shqyrtimin për implementim në periudhën e ardhshme. Në këtë drejtim, u theksua se përmes cikleve vjetore të rishikimit të masave CPP mundësohet një qasje fleksibile dhe strategjike në hartimin e politikave, e harmonizuar me zhvillimet aktuale ekonomike dhe prioritetet e Qeverisë.


