Mbështetje aktive e investitorëve të huaj – Drejtori Dimovski pjesë e 10-vjetorit të Markart në Maqedoni
Drejtori Goce Dimovski sot mori pjesë në shënimin e 10-vjetorit të ekzistimit të fabrikës së kompanisë gjermane Markart në Maqedoni. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Qeverisë, Parlamentit, vetëqeverisjes lokale, si dhe të komunitetit të biznesit.
Dimovski përgëzoi menaxhmentin e kompanisë, duke theksuar rëndësinë e investimeve të tilla për përmirësimin e klimës së biznesit në Maqedoni. Edhe pse kompania nuk është pjesë e ZZHTI-së, ai vuri në dukje se si institucion, Drejtoria është gjithmonë e gatshme të mbështesë investimet e huaja që sjellin vlerë të shtuar në ekonominë e përgjithshme kombëtare.
Kompania gjermane Markart është një lider global në prodhimin e sistemeve mekatronike dhe komponentëve elektromekanikë për kompani të njohura botërore dhe marka të mëdha. Me teknologjinë më të fundit të mekatronikës dhe sensorëve, kompania ka 10,000 punonjës në 22 lokacione në të gjithë botën, dhe në Maqedoni është e pranishme në zonën industriale Dolno Karaslari, ku konsiderohet edhe punëdhënësi më i madh në zonën e Velesit.
Prania e ngjarjeve të tilla është provë e konceptit të ri të Drejtorisë për ZZHTI, bazuar në transparencë të plotë, komunikim të hapur dhe mbështetje të vazhdueshme të investitorëve të huaj, të gjitha me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së Maqedonisë në hartën e investimeve të huaja direkte.