Takime të suksesshme me përfaqësues të lartë të kompanive me famë botërore të investimeve

Në kuadër të delegacionit qeveritar në Emiratet e Bashkuara Arabe, i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, drejtori Goce Dimovski zhvilloi disa takime, duke përfshirë Mohamed Alabar, themelues dhe drejtor menaxhues i Eagle Hills.

Mohamed Hassan Al-Suvaidi, Drejtor i Abu Dabi  Holding Kompanija (ADQ) – një investitor i madh global, si dhe Mohamed Jameel Al Ramahi,Direktor i Masdar Enerxhi Investment Kompani, një nga investitorët më të mëdhenj në botë në energjinë e rinovueshme dhe shtytësit e tranzicionit të energjisë.

Drejtori Dimovski, së bashku me kryeministrin Mickoski dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e transportit, Aleksandar Nikoloski, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë, prezantuan mundësitë për investim në kuadër të ZZHTI-së, të cilat ofrojnë përparësi dhe potenciale të shumta, ku u shprehën përpjekjet për vendosjen e Maqedonisë në hartën e investitorëve botërorë.

Në të njëjtën kohë, në takimet u bisedua për projektet, mundësitë dhe planet për investime në Maqedoni, e cila si shtet ka vonuar të lobojë që të vendoset në hartën e investimeve të këtyre gjigantëve ekonomikë botërorë, të gjitha me qëllim të sigurimit të ardhmërisë dhe prosperitetit për qytetarët e Maqedonisë.

ADQ dhe qeveria e Egjiptit nënshkruan një marrëveshje vitin e kaluar që ADQ të investojë 35 miliardë dollarë në zhvillimin e Ras el-Hekma në bregdetin e Mesdheut të Egjiptit. Marrëveshja i jep ADQ të drejtën për të zhvilluar 130 milionë metra katrorë tokë, që është marrëveshja më e madhe e investimeve të huaja në historinë e Egjiptit.

Masdar është një pionier në energjinë e pastër, duke e pozicionuar Emiratet e Bashkuara Arabe në ballë të tranzicionit të energjisë në botë. Ajo është e pranishme dhe mbështet më shumë se 40 vende në tranzicionin e tyre energjetik.

Drejtoria për ZZHTI, në bashkëpunim me qeverinë, vazhdon të punojë fort për tërheqjen e investimeve të reja me vlerë të shtuar, të cilat do të kontribuojnë në avancimin e ekonomisë së përgjithshme kombëtare.