U realizua takim me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Xhijang Sjaojan

Drejtori Goce Dimovski sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Xhijang Sjaojan. Në takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për mundësitë për investime të reja në kuadër të zonave ZZHTI.

Drejtori Dimovski theksoi se thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Republikën Popullore të Kinës përbën një potencial të rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë vendore. Ai nënvizoi se vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta mund të krijohen mundësi të reja investimi që kontribuojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së të dy vendeve.

Ambasadorja Sjaojan shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi gatishmërinë për thellimin e tij të mëtejshëm, me fokus në mbështetjen e projekteve të reja investuese dhe shkëmbimin e përvojave. Nga ana e saj u theksua rëndësia e komunikimit të vazhdueshëm dhe forcimit të lidhjeve ekonomike, me qëllim realizimin e projekteve konkrete në periudhën e ardhshme.