U realizua takim me menaxhmentin e Gereshaimer, projekti për ndërtimin e fabrikës së dytë në fazën përfundimtare

Drejtori Goce Dimovski sot realizoi takim me menaxhmentin e kompanisë gjermane “Gereshaimer”, Tomas Vige dhe Tanja Sokoleska. Në kuadër të takimit u diskutua për aktivitetet aktuale të kompanisë, realizimin e suksesshëm të projektit për ndërtimin e fabrikës së dytë, i cili tashmë ndodhet në fazën përfundimtare, si dhe për planet për rritjen e investimit në 140 milionë euro, që fillimisht ishte paraparë në vlerë prej 126 milionë eurosh.

Drejtori Dimovski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me kompanitë që tashmë operojnë me sukses në zonat ZZHTI, duke nënvizuar se Drejtoria për ZZHTI, së bashku me Qeverinë, po punon aktivisht për përmirësime shtesë të kushteve për investitorët e huaj. Ai theksoi se mbështetja për investitorët ekzistues dhe krijimi i kushteve për rritje të mëtejshme mbeten prioritet.

Nga ana e menaxhmentit të kompanisë u shpreh kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se mbështetja dhe qasja partnere nga institucionet kanë pasur rol të rëndësishëm në ndërtimin e fabrikës së dytë në vend. Gjithashtu, u theksua se zgjerimi i kapaciteteve prodhuese paraqet tregues të qartë të besimit në klimën vendore të biznesit, si dhe gatishmëri për zhvillim të mëtejshëm dhe hapje të mundësive të reja për punësim.