U zhvillua takim me kompaninë Xhavo Otomotiv

Në kuadër të komunikimit të vazhdueshëm dhe aktiv me investitorët, drejtori Goce Dimovski zhvilloi një takim pune me menaxhmentin e kompanisë Xhavo Otomotiv, investimi i së cilës u njoftua muajin e kaluar. Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet aktuale dhe dinamikën e realizimit të investimit, si dhe për hapat e ardhshëm që lidhen me fillimin e projektit.

Drejtori Dimovski theksoi përkushtimin e Drejtorisë për ZZHTI në sigurimin e mbështetjes institucionale në të gjitha fazat e procesit të investimit, me qëllim realizimin me kohë dhe me sukses të aktiviteteve të planifikuara. Ai nënvizoi se takimet e rregullta të punës mundësojnë identifikimin në kohë të nevojave të investitorëve dhe tejkalimin e përbashkët të të gjitha sfidave, gjë që kontribuon në realizimin më të shpejtë të investimeve dhe krijimin e mundësive të reja për rritje ekonomike.

Nga ana e menaxhmentit të kompanisë u konfirmua se projekti po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë, ndërsa u shpreh kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen që po marrin nga institucionet. Nga ana e tyre u theksua se kompania po punon intensivisht për realizimin e investimit dhe se takime të tilla pune kanë rëndësi të veçantë për koordinimin në kohë të aktiviteteve dhe zbatimin me sukses të projektit.